Google ADS

Mbi 120 civilë janë vrarë nga koalicioni amerikan

17:23 | 31 Tetor 2018
Arbresh.info

Kontingjenti rus në Siri ka bërë të ditur se mbi 120 civilë sirianë janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore të koalicionit Amerika, transmeton Zëri.info.

Sipas Ministrisë ruse të mbrojtjes këto viktima janë vetëm gjatë këtij muaji.

Ushtria ruse gjithashtu ka treguar se sulmet, ndonëse kanë shkaktuar shumë viktima, nuk kanë qenë shumë efektive apo strategjike.

Brenda këtij muaji Ushtria ruse e ka akuzuar SHBA-në për bombardim të disa spitaleve dhe shkollave në Damask.

Këto të fundit kanë qenë bomba amerikane të blera nga Arabia Saudite si pjesë e paktit famëkeq me armë mes dy vendeve.

Sipas ekspertëve është tamam pakti për blerjen e armëve shkak që SHBA-ja e ka lejuar vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme