Google ADS

Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të arritur në Spanjë përmes detit

15:11 | 26 Dhjetor 2024
R J

Më shumë se 10,000 emigrantë vdiqën gjatë përpjekjes për të arritur në Spanjë përmes detit këtë vit, thuhet në një raport të publikuar të enjten nga një grup spanjoll për të drejtat e migracionit.

Mesatarisht, kjo do të thotë se 30 emigrantë kanë vdekur çdo ditë këtë vit duke u përpjekur të arrinin në vend me varkë, thuhet në raportin e “Caminando Fronteras”.

Vdekjet e përgjithshme u rritën 58% krahasuar me vitin e kaluar, thuhet më tej në raport.

Dhjetëra mijëra emigrantë u larguan nga Afrika Perëndimore në vitin 2024 për në Ishujt Kanarie, një arkipelag spanjoll afër bregut afrikan që është përdorur gjithnjë e më shumë si një vend kalimi drejt Evropës kontinentale, raporton The Guardian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme