Mbi 1,000 njerëz janë mbytur në Mesdhe këtë vit

10:26 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info
Mbi 1,000 njerëz janë mbytur në Detin Mesdhe këtë vit, duke lundruar nga Libia për në Evropë, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migrim.
Rreth 204 vetë kanë vdekur vetëm në ditët e fundit, pasi kontrabanduesit i futën në anije të pasigurta, tha organizata.

Sipas saj, kontrabanduesit po i bindin migrantët të kalojnë detin, duke iu thënë se pritet të vihen kontrolle më të mëdha në Mesdhe, në ditët në vijim.

Fluksi i migrantëve është shumë më i vogël se në vitin 2015, kur mijëra njerëz kanë kaluar detin nga Afrika e Veriut për në Evropë.

Rruga tjetër, nga Turqia për në Greqi, e cila është përdorur nga mbi një milion njerëz në vitin 2015, është mbyllur dy vjet më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme