Mbi 100 të arrestuar në protestat e Parisit, turma bllokon rrugët duke protestuar kundër ligjit të ri për siguri

20:11 | 12 Dhjetor 2020
A. B.

Policia në Paris ka arrestuar më shumë se 100 persona në protestën e sotme që është mbajtur, për shkak të ligjeve të propozuara sa i përket sigurisë, shkruan AP.

Ministria e Punëve të Brendshme e Francës, ka njoftuar se deri në orët e para të pasditës në Paris janë arrestuar 119 demonstrues.

Policia kishte cak demonstruesit për të cilët dyshohet se mund t’i bashkoheshin grupit të dhunshëm, të ngjashëm me ata që në demonstratat e mëparshme kanë thyer dritaret e dyqaneve dhe të veturave.

Ligji i propozuar për siguri ka shkaktuar protesta të shumta që nga java e kaluar, dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme