Organizata me qendër në Gjenevë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (SAM) ka njoftuar se më shumë se 100 mijë njerëz kanë humbur jetën dhe qindra mijëra të tjerë janë plagosur që prej fillimit të luftës në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga organizata me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Njeriut, thuhet se Jemeni tashmë nuk është një vend i sigurtë, se popullata jeton me probleme dhe se është i privuar nga nevojat më themelore të jetës.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se që prej fillimit të luftës në Jemen kanë humbur jetën më shumë se 100 mijë njerëz, qindra mijëra të tjerë janë plagosur dhe janë zhdukur, janë shembur dhjetëra mijëra shkolla dhe shtëpi si dhe miliona njerëz jetojnë nën kufirin e varfërisë.
Duke i bërë thirrje palëve të përfshira në konfliktet në Jemen që të respektojnë të drejtat e njeriut, organizata ka theksuar se qytetarëve të Jemenit duhet t’iu rikthehet dinjiteti i humbur dhe se është e nevojshme formimi i një blloku global larg polarizimit politik të brendshëm në mënyrë që kriminelët të mos mbeten pa ndëshkuar.
Në deklaratë përmenden edhe shkeljet ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, ku në lidhje me këtë thuhet se janë shënuar më shumë se 1 mijë shkelje dhe në shtesë të kësaj në vend janë ndërtuar qindra burgje të fshehta ku dhe formësimet e paligjshme të armatosura janë përhapur në përmasa “të tmerrshme”.
Në Jemen, Huthitë e mbështetur nga Irani që prej shtatorit 2014 mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone. Ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi 2015 ofrojnë mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër Huthive.
Sipas parashikimeve të OKB-së, për shkak të konflikteve mes palëve në Jemen, shumica e popullit ka nevojë për ndihma, ndërsa miliona të tjerë luftojnë me urinë.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...