Google ADS

Mbi 100 mijë raste pozitive në Argjentinë

18:42 | 13 Korrik 2020
Arbresh.info

Argjentina ka shënuar rreth 100,166 raste me koronavirus, thuhet në një raport të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Argjentinës.

Sipas arbresh.info, në raport shkruan se vetëm gjatë 2,657 raste janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit së bashku me 27 viktima.

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandes ka bërë thirrje për unitet përmes një postimi në Tëitter, duke kërkuar nga qytetarët që të bashkohen së bashku kundër virusit.

Të hënën në mëngjes, guvernatori i Buenos Aires, ish-ministri i Ekonomisë Axel Kicillof dhe kryetari i bashkisë së Buenos Aires Horacio Rodriguez Larreta janë takuar dhe kanë diskutuar për gjendjen e krijuar nga koronavirusi. Masat e vendosura më herët vazhdojnë të jenë në fuqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme