Google ADS

Mbi 100 mijë afganë të zhvendosur këtë vit

09:25 | 23 Maj 2018
Arbresh.info

Kombet e Bashkuara thanë se edhe 108 mijë njerëz të tjerë janë zhvendosur në Afganistan që nga fillimi i vitit, për shkak të konfliktit dhe fatkeqësive natyrore.

Në total, 108, 440 njerëz janë zhvendosur në periudhën 1 janar – 13 maj, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Numri më i madh i të zhvendosurve është në provincën Ghazni – rreth 10 mijë.

Raporti vjen në kohën kur talibanët i kanë intensifikuar sulmet kundër objekteve të Qeverisë afgane dhe qendrave administrative.

Grupi militant Shteti Islamik ka kryer po ashtu disa sulme në Kabul, muajve të fundit.

Në shkurt, presidenti afgan, Ashraf Ghani, u ka ofruar talibanëve një marrëveshje gjithëpërfshirëse për paqe.

Sipas ushtrisë afgane, mbi 14% e rreth 400 qarqeve të Afganistanit janë nën kontrollin e plotë të talibanëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme