Konflikti afgan ka shkaktuar më shumë se 100 000 viktima civile, vrarë dhe plagosur, në 10 vite, njoftoi sot zyrtari i misionit të OKB-së në Afganistan në një komunikatë.
“Lufta në Afganistan vazhdon të shkaktojë një numër të lartë viktimash”, theksoi Tadamichi Yamamoto në sfondin e vazhdimit të konfliktit mes talebanëve dhe qeverisë afgane, mbështetur nga forcat amerikane.
“Humbjet civile kanë tejkaluar numrin e 100 000 viktimave vetëm në 10 vitet e fundit”, shtoi shefi i Manuas duke shprehur trishtimin e thellë.
Misioni i OKB-së, që nuk ka dhënë detaje për këtë shifër, ka bërë një numërim sistematik të viktimave civile që prej vitit 2009.
Ai publikon raporte tremujore të detajuara për këtë çështje. OKB njoftoi në mes të tetorit se një rekord ishte vendosur në tremujorin e tretë 2019 me 1 174 civilë të vrarë dhe 3 139 të plagosur./Express
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?