Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane po kërkon të konvertojë më shumë se 10,000 dhoma të Nju Jorkut, potencialisht në hotele dhe konvikte kolegjesh, në njësi të kujdesit mjekësor për të ndihmuar në adresimin e koronavirusit që po përhapet me shpejtësi.
Pandemia që është përhapur pothujase në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ka detyruar autoritet që të mbyllin shkollat dhe bizneset, duke bërë që miliona njerëz të punojnë nga shtëpia, duke detyruar mbylljen e disa vendeve të punës dhe uljen e udhëtimeve, transmeton portal arbresh.info
Gjenerallejtënant Todd Semonite u tha gazetarëve në Pentagon se Korpusi i Ushtrisë po shikonte konvertimin e dhomave dhe hapësirave të tjera të mëdha në ambiente të tipit të njësisë së kujdesit intensiv dhe do të duhet të ndodhte brenda disa javësh, jo muaj.
LEXO EDHE: “Qyteti që fle”, Nju Jorku kthehet në qytet fantazmë
“Ne po flasim për mbi 10 mijë dhoma të cilat jemi duke i parë tani”, tha ai.
Më herët këtë javë, Shtëpia e Bardhë tha se ishte në bisedime me Pentagon në lidhje me mënyrën se si ushtria mund të vendoset për t’u marrë me koronavirusin, duke përfshirë krijimin e spitaleve në terren në disa nga shtetet më të prekura nga koronavirusi.
Guvernatori i Neë York-ut, Andreë Cuomo, ka bërë thirrje që trupat e Korpusit të rrisin kapacitetin spitalor. Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë është i përbërë nga 37,000 ushtarë dhe civilë që ofrojnë shërbime inxhinierike në më shumë se 130 vende, thuhet në faqen e saj të internetit./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...