Mbi 1.000 të arrestuar në ditën e spastrimit masiv kundër krimit në Brazil

16:20 | 25 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia braziliane ka ndalur rreth 1,027 të rritur dhe 75 adoleshent të premten, kanë raportuar mediat lokale.

Spastrimi në shkallë të gjerë, i quajtur ‘Operacioni Chronos’, u nxit nga krimet e dhunshme kohëve të fundit.

Rreth 225 të burgosur u arrestuan me akuza për vrasje, ndërsa 14 të tjerë u akuzuan posaçërisht për vrasjen e grave dhe 143 janë duke u mbajtur në lidhje me dhunën në familje.

Të dyshuar të tjerë janë arrestuar në lidhje me akuzat penale që kanë të bëjnë me marrjen e drogës dhe posedimin e paligjshëm të armëve të zjarrit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme