“Situata me plehrat po përkeqësohet dita-ditës në Romë. Shkollat janë rrethuar nga plehrat dhe po ashtu fëmijët dhe të rinjtë që studiojnë në to. Rreziku më i madh është se këto plehra janë burim infeksionesh. Ne do të thërrasim autoritetet lokale shëndetësore që të verifikojnë gjendjen higjieno-sanitare të shkollave. Pasi të jenë bërë të gjithë kontrollet, nëse rezultatet dalin nën normat e lejuara, shkollat do të mbyllen”, tha Mario Rusconi, presidenti i Shoqatës së Drejtorëve të Shkollave, në Romë.
Më tej Rusconi shton se nëse qyteti nuk vepron menjëherë, është më mirë që shkollat të mbyllen pasi rrezikohet shëndeti i fëmijëve, të cilët janë shumë të brishtë ndaj epidemive që përhapen.
“Ne kemi për detyrë që t’u bëjmë apel të gjithë subjekteve përgjegjës që të ulen dhe të mundohen të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt”, tha nënkryetari i Shoqatës Mjekësore të Romës.
Pavarësisht ndërhyrjeve që janë bërë për të hequr mbeturinat nga rrugët e Romës, ka qenë e pamundur. Mbeturinat mbeten po aty, sepse nuk janë mjetet e duhura për t’i mbledhur dhe transportuar ato.
Ish-kryetari i Bashkisë së Romës përmes një statusi në Facebook tha se mbeturinat nuk janë vetëm një problem që Roma mund duket si një grumbull plehrash, por janë një problem higjieno-sanitar.
Ndërkohë për këtë problem kryetari aktual i Bashkisë së Raomës, Rays po merr sulme të vazhdueshme nga partitë e tjera kundërshtare.
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën