Mbetjet e Uraganit Milton i cili goditi Floridën e Shteteve të Bashkuara të Amerikes po vijnë në drejtim të Evropes duke u bashkuar me një sistem tjetër mjaft të fuqishëm tropikal; Stuhinë Tropikale “Leslie”.
Stuhia Tropikale Leslie e cila buron nga brigjet e Afrikes perëndimore u zhvillua në Oqeanin e hapur por devijoi duke mos shkuar në drejtim të Amerikes, por tani është drejtuar drejt Azoreve duke u bashkuar me mbetjet e Uraganit Milton.
Këto stuhi me reshje të dendura shiu pritet të përfshijnë Gadishullin Iberik, Portugalinë dhe shumë pjesë të Spanjës me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Priten edhe përmbytje, por stuhitë nuk do të kenë fuqinë e madhe që kishin dikur.
Përderisa në Evropë parashihen valë të shpeshta reshjesh dhe rrebeshesh mjaft të dendura të shiut në viset tona do të kemi ardhjen e Anticiklonit afrikan i cili do të përmirësojë dhe stabilizojë motin duke kushtëzuar shumë ditë të bukura vjeshtore, madje edhe verore./MeteoBallkan
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...