Mbështetja për Presidentin Trump është shumë e ulët

07:41 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Sot bëhen gjashtë muaj që kur Presidenti amerikan Donald Trump mori detyrën, një nga fillimet më të trazuara nga çdo president në historinë e Shtetet e Bashkuara.

Sondazhet tregojnë se mbështetja për zotin Trump është shumë e ulët dhe presidenca e tij është mjegulluar nga hetimi nëse fushata e tij bashkëpunoi me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar, gjë që presidenti e mohon.

Megjithatë, shumica e përkrahësve të Pesidentit Trump duket se vazhdojë të mbështesin presidentin, duke shpresuar se ai do të jetë në gjendje ta zbatojë me sukses programin e tij ambicioz, për “t’i kthyer madhështinë Amerikës”, sipas fjalëve të tij.

Donald Trumpi mori detyrën para gjashtë muajsh si presidenti i 45-të, me premtimin për ta transformuar Uashingtonin dhe për të sjellë ndryshim në vend:

“Koha për fjalë të zbrazëta ka marrë fund. Tani është koha të veprojmë”.

Zoti Trump nënshkroi disa urdhra ekzekutivë, që zmbrapsnin disa rregullore qeveritare. Ai gjithashtu siguroi një fitore me emërimin e anëtarit me prirje konservatore në Gjykatën e Lartë, Neil Gorsuch.

Por që ditën e parë, mandati i zotit Trump ngjalli debate dhe disa herë ka shkaktuar ndasi, me protesta nga kundërshtarët e tij.

Por ka nga ata që janë besnikë ndaj tij.

Niveli i mbështetjes për zotin Trump është nën 40 për qind, një përqindje e ulët për një president të ri, thotë analisti Kyle Kondik:

“Mbështetja për Presidentin Trump ka qenë në një nivel të ulët historic për një president të ri. Zakonisht në fillim të mandatit, presidentët kanë miratimin e publikut. Por kjo nuk ndodhi për zotin Trump”.

Rezultatet për politikën e imigracionit të Presidentit Trump kanë qenë të përziera. Kalimet e paligjshme të kufirit kanë rënë, por urdhri i tij për ndalimin e përkohshëm të udhëtarëve nga gjashtë vende kryesisht myslimane, vazhdon të sfidohet nga gjykatat.

Por çështja që ka turbulluar më shumë presidencën e zotit Trump, kanë qenë akuzat se fushata e tij mund të ketë konspiruar me Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhje, që presidenti e ka quajtur “gjueti shtrigash”.

Shkarkoimi i drejtorit të FBI-së James Comey, u pasua nga emërimi i prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.

Njoftimet se Donald Trump Junior u takua vitin e kaluar me një juries ruse që kishte ofruar material denigrues për rivalen e zotit Trump, demokraten Hillary Clinton, i ushqyen edhe më shumë akuzat për bashkëpunim.

Demokratët, përfshirë udhëheqësin e tyre në Senat, Chuck Schumer, vunë kambanën e alarmit:

“Ky informacion mund t’i jape fund qëndrimit që ka mbajtur administrate dhe presidenti se nuk ka asnjë provë për synimet e personave të fushatës së zotit Trump, për të bashkërenduar dhe konspiruar”.

Çështja e Rusisë ka larguar vëmendjen nga programi legjislativ i zotit Trump, por kjo mund të ndryshojë, thotë John Fortier:

“Mendoj se gjashtë muajt e parë nuk janë treguesi më i mire për gjykimin e Presidentit për këto çështje. Shpesh duhet një kohë e gjatë për të miratuar ligje”.

Është pothuajse e sigurt që në gjashtë muaj presidencë, zoti Trump ja trazuar ujrat në Uashington, megjithëse premtimi i tij për ndryshim ka pasur të bëjë më shumë me formë sesa me përmbajtje, thotë Kyle Kondik:

“Administrata e Presidentit Trump është ende e re. Ka kohë të mjaftueshme që gjendja të përmirësohetuar, por ka kohë edhe që të keqësohet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme