Mbështetja ndaj Ukrainës, Kamerun shmang Biden, takohet me Donald Trump

08:05 | 9 Prill 2024
K.B

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Kamerun (Cameron) ka zhvilluar bisedime me kandidatin republikan presidencial Donald Trump në lidhje me mbështetjen e SHBA-ve ndaj Ukrainës dhe avancimin e një pakete të re që mbahet në Kongres.

“Përpara vizitës së tij në Uashington, sekretari i jashtëm do të takohet me ish-presidentin Trump sot në Florida. Është praktikë standarde që ministrat të takohen me kandidatët e opozitës si pjesë e angazhimit të tyre rutinë ndërkombëtar”, bëri me dije një zëdhënës i Zyrës së Jashtme.

Diskutimi i Cameron me kandidatin republikan presidencial, që besohet të jetë takimi i parë i tillë nga një ministër i lartë i Mbretërisë së Bashkuar me Tramp që kur ai la detyrën, mbuloi Ukrainën, luftën në Gaza dhe të ardhmen e NATO-s.

Tramp ka shprehur vazhdimisht dyshime për ndihmën për Ukrainën dhe ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Amerikës ndaj NATO-s, aleancës ndërkombëtare të cilën SHBA-ja është zotuar ta mbrojë kur është e nevojshme.

Në vizitën e tij në Uashington, Kamerun do të paralajmërojë se suksesi i Kievit në mposhtjen e Rusisë është “jetik për sigurinë amerikane dhe evropiane” pasi ai u kërkon ligjvënësve të miratojnë ndihmën e mëtejshme “urgjente” për vendin.

Ai do të zhvillojë bisedime me homologun e tij amerikan, Entoni (Antony) Blinken, këshilltarin e sigurisë kombëtare, Xheik (Jake) Sullivan dhe udhëheqësin republikan të Senatit, Mitç Mek Konell (Mitch McConnell) dhe shpreson të takohet me kryetarin e Dhomës, Majk Xhonson (Mike) Johnson, kolegët e të cilit po pengojnë votimin për një shtesë prej 60 miliardë dollarë (47 miliardë £) ndihmë për Ukrainën. Në vizitën e Kamerun, nuk planifikuar asnjë takim me presidentin amerikan Joe Biden./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme