Google ADS

Mbështetësit e Trumpit fillojnë ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën

15:39 | 29 Maj 2019
Arbresh.info

Një grup mbështetësish të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, po ndërtojnë një mur në kufi me Meksikën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, organizata joqeveritare “Ne ndërtojmë murin (WeBuildtheWall)”, e themeluar nga mbështetësit e Trumpit, ka filluar të ndërtojë murin në kufirin mes dy vendeve.

Drejtori i organizatës jofitimprurëse dhe ish-ushtaraku amerikan, Brian Kolfage, në llogarinë e tij në Twitter ka postuar pamjet në lidhje me punën e ndërtimit të murit.

Ish-shefi strategjik i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon i cili është në Bordin këshillues të organizatës, tha se muri do të mbushë boshllëkun prej 34 kilometrash mes mureve kufitare në rajonin kufitar mes qyteteve El Paso të SHBA-së dhe qytetit Juarez të Meksikës.

Ndërsa ish Sekretari i shtetit të Kansasit, Kris Kobach, i cili ushtron detyrën e këshilltarit ligjor të organizatës ka thënë se kostoja e ndërtimit do të jetë rreth 8 milionë dollarë.

Grupi në fjalë për të ndërtuar vetë murin mblodhi 22 milionë dollarë nëpërmjet në fushate që nisi vitin e kaluar pasi Kongresi Amerikan refuzoi propozimin e Trumpit për ndërtimin e murit.

Emigrantët që nisen nga vendet e Amerikës Qendrore si Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori me arsye të “dhunës dhe varfërisë” përpiqen të emigrojnë në SHBA nëpërmjet kufirit të Meksikës.

Ndërsa Trump, i cili kritikohet për politikat e tij kundër emigrantëve, arsyetohet se duhet të ndërtohet një mur në kufi me Meksikën për të luftuar imigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e drogës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme