Në Pakistan janë mbajtur protesta mbarëkombëtare nga mbështetësit e ish-kryeministrit Imran Khan, një ditë pasi ai ishte cak i një tentim-vrasjeje. Protestuesit bllokuan rrugët kyçe në qytetet kryesore dhe u përleshën me forcat e sigurisë.
Partia e Khanit, Tehrik-e Insaf (PTI) bëri thirrje që protestat të vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat e saj për ndryshime politike në Pakistan, tha ndihmësi Asad Umar.
Khan, 70 vjeç, u qëllua në këmbë më 3 nëntor teksa po përshëndeste turmën gjatë një proteste në Islamabad që u mbajt për t’i bërë presion Qeverisë që të thërrasë zgjedhje të parakohshme.
Fawad Chaudhry, zyrtar i lartë i PTI-së, tha më 4 nëntor se gjendja e Khanit është stabile. Një prej mbështetësve të ish-kryeministrit pakistanez u vra dhe 13 të tjerë, përfshirë edhe dy ligjvënës u plagosën gjatë sulmit.
Khan e ka akuzuar Qeverinë se qëndron prapa sulmit me armë.
Mbështetësit e Khanit organizuan protesta më 4 nëntor dhe i bën thirrje atij që të mbante sërish protestën në Islamabad.
Në qytetin Lahore, ku Khan po trajtohet, qindra mbështetës të tij u mblodhën para spitalit, duke djegur goma dhe duke bllokuar rrugë.
Khan ka kërkuar që policia të hetojë kryeministrin Shabaz Sharif, ministrin e Brendshëm, Rana Sanaullah, dhe zyrtarin e inteligjencës, gjeneralmajorin Faisal Naseer, pasi ai pretendon se këta persona qëndrojnë pas sulmit ndaj tij.
Kryeministri pakistanez, Shabar Sharif, ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm të kësaj ngjarjeje.
Sulmuesi i dyshuar u arrestua pas sulmit dhe autoritetet thanë se ai e ka pranuar se ka dashur që ta vrasë Khanin. Sipas autoriteteve, sulmuesi ka thënë se ka qenë i zemëruar me deklaratat e ish-kryeministrit kur ka krahasuar vështirësitë politike me ato të profetit Muhamed.
Khan u rrëzua nga pushteti në prill përmes një mocioni mosbesimi të iniciuar nga disa partnerë të tij të koalicionit. /rel
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve