Mbështetësit e të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë reaguar për uraganin Irma që ka goditur një pjesë të Shteteve të Bashkuara.
Përmes mediave sociale ata e kanë quajtur uraganin ‘ushtar të Allahut’ dhe një tjetër 9/11, transmeton portali arbresh.info
Stuhia e kategorisë së pestë që ka goditur SHBA-të ka detyruar rreth 5 milionë banorë të Floridës të largohen nga shtëpitë e tyre.
Shefi i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të SHBA (FEMA), Brock Long, ka thënë se stuhia do të “shkatërrojë” disa pjesë të SHBA-ve.
Një përdorues i mediave sociale ndau një fotografi mbi dëmet e shkaktuara nga Uragani Harvey, ndërsa në koment shkruhej: “Kjo është ajo që keni bërë me myslimanët dhe kështu e meritoni t’iu ndodh”.
Pretendohet se uragani Irma ka marrë 21 jetë njerëzit pasi kishte goditur Karaibet, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit ka zbarkuar në Kubë./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...