Mbesa më e madhe e ish-Presidentit Donald Trump, 17 vjeç, ka mbajtur një fjalim për gjyshin e saj në Konventën Kombëtare Republikane. Kai Trump i tha turmës së madhe në Milwaukee, Wisconsin se ajo donte të fliste për gjyshin e saj duke treguar edhe anë të cilin njerëzit nuk e njihnin.
17-vjeçarja u prezantua nga babi i saj para se të dilte në skenë. Ai tha se vajza e tij kishte kërkuar vetë të ishte pjesë e konventës për të mbajtur një fjalim për gjyshin e saj.
Vajza 17-vjeçare foli edhe për atentatin që i ndodhi Trump para disa ditësh duke treguar se ishte tronditur shumë dhe ishte shumë e habitur sesi dikush kishte tentuar ta bënte atë veprim.
Kai Trump dha përshtypjen e një vajze e cila do të jetë pjesë e politikës shumë shpejt dhe si duket politika e Trump do vazhdojë edhe pasi ai të mos jetë më.
“Shumë Shumë njerëz ia kanë bërë jetën ferr por ai është ende në këmbë. Gjysh, ti je një frymëzim i tillë dhe unë të dua.’ tha ajo para një turme të madhe.
Trump i cili ishte prezent u krenua me mbesën e tij teksa dëgjonte fjalimin e saj.
“Ai gjithmonë më inkurajon të jem personi më i suksesshëm që mund të jem. Natyrisht që ai e vendos shiritin shumë lart. Por kush e di, ndoshta një ditë do ta kap. Mos harro se edhe unë jam një Trump.
Mediat e bëjnë gjyshin tim të duket si një person tjetër, por unë e njoh atë për atë që është.
Ai është shumë i kujdesshëm dhe i dashur. Ai me të vërtetë dëshiron më të mirën për këtë vend dhe do të luftojë çdo ditë për ta bërë Amerikën sërish të madhe”. përfundoi fjalimin e saj Kai Trump./abcnews.al
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...