Mbesa e Mandelës: Afrika e Jugut ka shumë gjëra për të mësuar nga Turqia

20:08 | 8 Dhjetor 2019
Arbresh.info

“Qytetarët e Afrikës së Jugut dinë shumë pak për Turqinë. Unë e shoh inkurajuese dhe të sinqertë Turqinë. Populli turk është mikpritës. Në vend tërheq vëmendjen pasuria kulturore dhe historike”, tha Mandela.

Ndileka Mandela, mbesa e presidentit të parë me ngjyrë që u zgjodh në rrugë demokratike në Afrikën e Jugut, Nelson Mandela, tha se do të jetë e dobishme pjesëmarrja e Turqisë në BRICS e përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

E ardhur për vizitë në Turqi me ftesë së Institutit Yunus Emre (YEE), Ndileka Mandela është prononcuar për Anadolu Agency (AA) në Shtëpinë e Kulturës dhe tregun afrikan në zonën Hamamönü në Ankara.

Ajo tha se Instituti Yunus Emre ka sjellë kontribute në marrëdhëniet Turqi-Afrikë e Jugut, duke vënë në dukje se popullit turk i shpjegon mendimin e trashëguar nga gjyshi i saj.

– Marrëdhëniet dypalëshe

Mandela tha se është hera e dytë që vjen në Turqi për vizitë, ku këtu ajo ka ndjerë pasurinë e historisë, guximit dhe sinqeritetit.

Në lidhje me lehtësirat për marrjen e vizës, ajo tha se “Për të marrë vizë në Turqi aplikohet online. Shoh për herë të parë një vend që aplikohet për vizë online”.

Pasi ka vënë në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe se do të përparojnë, Mandela shprehu pretendimin e saj se qytetarët e Afrikës së Jugut nuk kanë informacione të mjaftueshme për Turqinë.

Mandela theksoi se është aktiviste gjinore ndërsa duke përmendur përpjekjet e Kemal Ataturkut për barazinë gjinore tha “Qytetarët e Afrikës së Jugut dinë shumë pak për Turqinë. Unë e shoh inkurajuese dhe të sinqertë Turqinë. Populli turk është mikpritës. Në vend tërheq vëmendjen pasuria kulturore dhe historike. Kemi vëzhguar historinë në rajonin Kapadokya. Vizituam edhe mauzoleun Anıtkabir të Ataturkut, i cili ishte një president, lider i kohës. Përpjekjet e Ataturkut për barazinë e grave premtuan të ardhme”.

– Palestina

Duke lidhur pavarësinë e vendit të saj me pavarësinë e Palestinës, ajo tërhoqi vëmendjen e ndjeshmërisë së gjyshit të saj në kauzën palestineze. “Gjyshi im Nelson Mandela e ndjente që pavarësia e vërtetë e afrikano-jugorëve do të plotësohej me çlirimin e palestinezëve. Aktualisht edhe familja ruan të njëjtën rrugë dhe mentalitet”, u shpreh Ndileka Mandela.

– BRICS

Më tej ajo tha se Afrika e Jugut ka shumë gjëra për të mësuar nga Turqia. “Do të jetë e dobishme pjesëmarrja e Turqisë në BRICS e përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut”, potencoi Mandela.

Ajo ndër të tjera ka tërhequr vëmendjen mbi infrastrukturën e transportit të Turqisë. “Kemi shumë gjëra për të mësuar nga Turqia. Po të shikojmë sistemin e transportit vërejmë transportet me anije, metro dhe trena. Ndërsa në Afrikën e Jugut ka ende zhvillim kryesisht rural”, tha Mandela.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme