Mbesa e George Floyd, ka thumbuar presidentin amerikan, Donald Trump, në funeralin e xhaxhait të saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke iu referuar Floyd me emrin e tij të mesëm, “Perry” – në funeralin e së martës në Houston të Teksas, Brook Williams, kërkoi drejtësi për George.
“Për sa kohë që marrë frymë, drejtësia do të vihet në vend. Xhaxhai im ishte baba, vëlla, dhe kushëri për shumë të tjerë”, tha Williams.
“Pse ky sistem duhet të jetë i korruptuar? Ligjet veçse ishin krijuar që sistemi afrikano-amerikan të dështonte”, u shpreh mbesa e Floyd.
“Dikush tha ‘do ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore’, por kur ka qenë Amerika ndonjëherë madhështore?”, Williams i referohet sloganit të zgjedhjeve të Presidentit Trump në vitin 2016. /Telegrafi/
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin