Google ADS

Mbesa e Donald Trump e quan atë “fashist”

01:43 | 7 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Mbesa e ish -Presidentit Donald Trump, Mary Trump, thotë se ai ka personalitetin e një udhëheqësi fashist.

Në një intervistë për Insider, pas publikimit të librit të saj “The Reckoning: Our nation’s trauma and finding a ëay to heal”, psikologia 56-vjeçare shpjegoi pse ajo mendon se ish-presidentja është një “autokrat i lindur”, transmeton portal arbresh.info

“Ai është një fashist,” tha ajo gjatë intervistës. “Por ai ndoshta nuk e di se çfarë do të thotë fashist”.

“Ai mendon se i meriton të gjitha fuqitë e botës për shkak të asaj që është”, tha ajo. “Në mendjen e tij, ai është gjithmonë në qendër të universit, edhe pse ai është personi me intelektin më të ulët që kam takuar ndonjëherë”.

Autorja më e shitur e New York Times, e cila ka qenë prej kohësh kritike e ashpër ndaj xhaxhait të saj, tha se ai preferon të merret me burra autoritarë sesa më ata që janë të gatshëm për t’u angazhuar në diplomaci.

“E vetmja gjë që ka rëndësi për të është forca”, tha ajo.

Mary Trump tha se xhaxhai i saj nuk ka qenë aspak i impresionuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron, apo kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërsa theksoi se Donald Trump u ka dhënë më shumë vlerë opionioneve të Presidentit rus, Vladimir Putin dhe diktatorit të Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Në prill të vitit 2020, ish-Presidenti Donald Trump mbrojti marrëdhëniet me dy udhëheqësit e lartëpërmendur.

“Unë kam marrëdhënie të mira me Presidentin rus, Vladimir Putin. Unë i pëlqej atij, ai më pëlqen mua”, pati thënë ai për Fox News.

Mary Trump shtoi se kjo është tipike për njeriun që ka njohur gjatë gjithë jetës së saj. “Ai është aq nevojtar. Ai ngre këdo që e vë në një piedestal,” tha ajo. “Pavarësisht se sa të këqij janë ata.”
Ndër të tjera, ajo ka vënë në theks edhe lëvdatat që ish-Presidenti Trump pati bërë për talebanët, duke i quajtur ata “luftëtarë të mirë” dhe “negociatorë të mëdhenjë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme