Mbërrin në Izrael një aeroplan i mbushur plotë me autoblinda nga ShBA

17:33 | 19 Tetor 2023
KRG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke vazhduar të dërgojnë ndihma ushtarake shtetit të Izraelit.

Ministria izraelite e mbrojtje me anë të një postimi në rrjetin social “X” ka bërë të ditur se aeroplani i dërguar nga ShBA-të me ngarkesë të plotë të automjeteve të blinduara, tanimë ka mbërritur, transmeton Arbresh.info.

Automjetet, siç njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes, po i transferohen ushtrisë për të zëvendësuar ato të dëmtuara gjatë luftës.

“Ministria e Mbrojtjes e Izraelit mori së fundmi një aeroplan mallrash nga Shtetet e Bashkuara, që mbante ngarkesën fillestare të automjeteve të blinduara të përcaktuara për përdorim nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Ata po transferohen në IDF për të zëvendësuar automjetet e dëmtuara gjatë luftës” – shkruhet ë njoftimin e ministrisë izraelite.

Kujtojmë që ditëve të fundit numri i personave të vdekur dhe të lënduar, janë duke shkuar në rritje nga çasti në çast. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme