Mbërrijnë ndihmat e para në Siri, OKB: Populli sirian ka nevojë për gjithçka

13:16 | 9 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Ndihmat e para humanitare për viktimat e tërmetit në zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë kaluan sot pikën kufitare Bab al-Haëa ,sipas njoftimit të një zyrtari.

Korrespondenti i AFP pa gjashtë kamionë, kryesisht me tenda dhe sende të tjera të nevojshme, që hynë në territorin sirian nga Turqia.

Sipas Mazen Alukh, zyrtar në pikën kufitare, kjo është ndihma që pritej para tërmetit të së hënës. Pak më herët, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen , tha se sirianët e prekur nga tërmeti vdekjeprurës kanë nevojë “më shumë se çdo gjë” për sa i përket ndihmës.

“Ne kemi nevojë për ndihmë jetike ,” theksoi Pedersen teksa u foli gazetarëve nga Gjeneva.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme