“Mbaj antiplumb”, kërcënohet me jetë kandidatja për presidente në Ekuador

19:23 | 2 Shtator 2023
Diellza Gashi

Kandidatja e së majtës për Presidencën e Ekuadorit, Luisa Gonzalez, e cila zuri vendin e parë në raundin e parë të zgjedhjeve të 20 gushtit, deklaroi dje se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe se është marrë në mbrojtje nga ushtria, njoftojnë mediat e huaja.

“Sot mora kërcënime kundër jetës sime pasi jam kandidatja potenciale për të fituar presidencën,” tha Gonzalez, sipas një njoftimi për shtyp nga fraksioni i saj, partia Revolución Ciudadana (“Revolucioni i Qytetarëve”). Ajo e quajti një fakt “të trishtë” që kishte veshur jelek antiplumb.

Mes të tjerash ajo shtoi se prokuroria po heton një person që dyshohet se ka “bomba në posedim” dhe “qëllim për të sulmuar” për ta vrarë. Gonzalez sqaroi se pranoi që t’i ofrohet mbrojtje ushtarake nga qeveria pasi do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor./a2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme