Në Izrael sot mbahen zgjedhjet e përsëritura parlamentare apo zgjedhjet e dyta brenda këtij viti, të cilat janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Palestinës si dhe për karrierën politike të kryeministrit të tanishëm izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton AA, transmeton arbresh.info
Rreth 6.4 milionë votoues në 10.915 qendra votimi në të gjithë Izraelin sot zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit izraelit (Knesset), i cili numëron 120 vende.
Qendrat e votimit u hapën sot në ora 07:00 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në ora 22:00.
Fillimisht, zgjedhjet parlamentare në Izrael u mbajtën më 9 prill të këtij viti, por në pamundësi të formimit të shumicës parlamentare, u shpall përsëritja e zgjedhjeve të cilat u caktuan për ditën e sotme.
Me pjesëmarrje të 29 partive politike, zgjedhjet e sotme izraelite konsiderohen si më të pasigurtat në disa dekadat e fundit.
Kryeministri i tanishëm izraelit dhe udhëheqësi i parisë Likud, Netanyahu lufton për mandatin e tij të pestë ndërsa oponenti i tij kryesor është gjenerali i pensionuar dhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Benny Gantz i cili udhëheq Aleancën “Kaltër dhe Bardhë”.
Sondazhet e fundit tregojnë se Partia djathtiste Likud dhe ajo e qendrës “Kaltër dhe Bardhë” kanë shanset e barabarta në zgjedhjet e sotme, të cilat duhet të gjejnë partnerë në partitë më të vogla për formimin e qeverisë së re. Nuk përjashtohet as mundësia e koalicionit të madh.
Cenzusi për hyrje në Knesset është 3.25 për qind të votave ndërsa sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë se parlamenti i ri do të përbëhet nga 10 parti politike.
Sondazhet tregojnë se partitë djathtiste qëndrojnë më mirë dhe se Netanyahu ka kapacitete më të mëdha të koalicinimit nga Gantz.
Me listë të përbashkët të kandidatëve në zgjedhjet e sotme kanë dalë katër parti që përfaqësojnë afër 2 milionë arabë që kanë shtetësi izraelite. Sipas anketave lista e përbashkët arabe mund të marrë nga 9 deri në 12 vende dhe të bëhet opsioni i tretë më i fuqishëm në Knesset.
Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman dhe partia e tij pritet të dalë si subjekti i katërt, sipas sondazhit, por pikërisht ky mund të jetë negociatori kyç për formimin e shumicës së re djathtiste në Parlamentin izraelit.
Analistët pohojnë se Netanyahu sot dëshiron të arrijë fitore dhe të mbetet në krye të qeverisë për të ruajtur fuqinë politike në vazhdën e hetimeve dhe vendimit për ngritje të akuzës në procesin gjyqësor ku ngarkohet për korrupsion.
Rezultatet e zgjedhjeve të sotme janë të rëndësishme edhe për të ardhmen e Palestinës dhe popullit të saj. Pritet që së shpejti presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të shpallë palnin e ashtuquajtur “Marrëveshja e Shekullit” me të cilin dëshiron të zgjidhë krizën në Lindjen e Mesme. Informatat që kanë rrjedhë në media paralajmërojnë se ky dokument nuk do të përmbushë kërkesat e popullit palestinez.
Fushata parazgjedhore u shënua me premtimet skandaloze të Netanyahut, i cili përmes aneksimit, synon t’ia bashkojë Izraelit pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor, përfshirë edhe Luginën e Jordanit. Këto deklarata nxitën reagime të ashpra dhe kundërshtime të shumta të organizatave ndërkombeëtare dhe shteteve./AA
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...