Kryeministrja britanike, Theresa May, i ka bërë thirrje princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, gjatë Samitit të G20-tës në Argjentinë, që të kryejnë një bashkëpunim të plotë me Turqinë në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga zyra e Kryeministrisë së Britanisë, mësohet se May është takuar mbrëmë në kuadër të Samitit të G20-tës në Argjentinë me princin saudit, Mohammed bin Salman.
“Kryeministrja ka vënë theksin në rëndësinë për sigurimin e llogaridhënies së përgjegjësve të krimit të tmerrshëm ku Jamal Khashoggi është viktimë”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se May ka kërkuar nga Arabia Saudite që të ndërtojë besim duke hedhur hapat e nevojshëm në mënyrë që një ngjarje e tillë “trishtuese” të mos përsëritet më.
“Kryeministrja ka nxitur princin saudit Mohammed bin Salman që të kryejë një bashkëpunim të plotë me autoritetet turke dhe që hetimet e kryera në të dy vendet të arrijnë një rezultat të pranueshëm”, thuhet po ashtu në deklaratën ku njoftohet se May ka bërë të ditur hapat që Arabia Saudite ka ndërmarrë në lidhje me vrasjen e Kahshoggit pas vizitës që sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, zhvilloi javën e kaluar në Arabinë Saudite.
“Në mënyrë që të kërkohet një llogari e plotë nga përgjegjësit, ne kemi nevojë për një transparencë të plotë për atë që ka ndodhur dhe kush është përgjegjës”, ka theksuar May, duke rikujtuar se këtë pritshmëri të sajën e ka shprehur edhe në bisedën e kryer më 24 tetor me mbretin saudit, Selman bin Abdulaziz.
May gjithashtu në bisedën e saj me princin saudit, Mohammed bin Salman, ka bërë thirrje edhe për përfundimin e konflikteve në Jemen si dhe përmirësimin e situatës së miliona njerëzve të cilët përballen me urinë.
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
BE fton Kosovën që të ecë përpara me themelimin e Asociacion...