Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka premtuar mbrëmë se shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian nuk do të dëbohen menjëherë nga Britania, kur ajo të largohet nga Bashkimi Evropian, në procesin e njohur si Brexit.
Kjo deklaratë e saj është pritur me kënaqësi nga liderët e BE-së.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se propozimet e zonjës May për shtetasit e BE-së në samitin në Bruksel, paraqesin “fillim të mirë” në negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, që kanë filluar këtë javë.
Sipas propozimit të zonjës May, shtetasit e BE-së me leje të rregullt të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të kërkohet që të largohen dhe do tu ofrohet mundësi për rregullimin e sistuatës së tyre pas Brexitit, kanë thënë zyrtarët.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...