Google ADS

May: Qeveria e re do të fokusohet në një Brexit të suksesshëm

22:10 | 11 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Theresa May ka deklaruar se qeveria do të përqëndrohet në çështjet sociale dhe për një Brexit të suksesshëm.

Kryeministrja tha se në linjën e re qeveritare  ka sjellur ‘talente nga e gjithë partia Konservatore”, transmeton portali arbresh.info

Komentet e saj erdhën pasi Michael Gove, një nga forcat lëvizëse prapa Brexit, u kthye në stolin e parë si sekretar mjedisi.

May ka shtuar se ‘në qeverinë e re do të qeverisin të gjithë’.

“Ajo që kam bërë sot është që njerëzit nga të gjitha partitë të pranojnë ftesën për të qenë në kabinetin tim, dhe në thelb kam sjellë talente nga e gjithë partia Konservatore. Ne duam një vend që punon për të gjithë”, tha May.

Ajo ka shtuar se qëllimi i qeverisë janë edhe negociatat e sukseshme për Brexit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme