Kryeministrja Theresa May ka paralajmëruar deputetët se mbajtja e një referendumi tjetër mbi BE do të thyejë besimin tek popullin britanik.
Ish-kryeministrat John Major dhe Tony Blair janë mes atyre që kërkojnë një referendum të ri.
Por May argumenton se kjo do t’i sillte një dëm të pariparueshëm integritetit të politikës britanike dhe nuk do t’i linte të ecnin përpara.
Javën e kaluar May iu nënshtrua votimit të mosbesimit, por arriti që ta kalojë me sukses.
Britania e Madhe do të largohet nga BE më 29 mars 2019.
Brexit përcakton kushtet e daljes dhe përfshin një deklaratë mbi skicimin e marrëdhënieve të ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE.
Por do të hyjë në fuqi vetëm nëse Parlamenti i Britanisë së Madhe dhe Parlamentet Evropiane e miratojnë atë.
Kryeministrja ka sinjalizuar deputetët se do të votojnë në këtë fillim të vitit të ardhshëm, jo më vonë se data 21 janar.
Por partitë opozitare dhe disa deputetë të partisë Konservatore të May, kërkojnë që votimi të bahet para fillimit të pushimeve të Krishtlindjeve të enjten.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...