Kryeministrja britanike, Theresa May paralajmëroi sot parlamentarët që janë pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, se nuk do të tolerojë përpjekje penguese duke ngadalësuar dhe bllokuar kështu daljen e vendit nga BE-ja.
“Ne nuk do të tolerojmë asnjë përpjekje tjetër që përdor rrugën e amendamenteve të projektligjeve në përpjekje për të bllokuar vullnetin demokratik të popullit britanik duke u përpjekur të ngadalësojnë ose bllokojë largimin tonë nga Bashkimi Evropian”, shkruan kryeministrja në një intervistë për “Daily Telegraph”.
“Ne do të dalim nga Bashkimi Evropian më 29 mars 2019”, theksoi ajo.
Ky saktësim vjen pasi britaniku John Kerr, redaktor i nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, që mundëson daljen nga BE-ja, pritet të deklarojë se që ky proces nuk është i pandalshëm.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...