Kryeministrja britanike në largim, Theresa May, tha se do të largohet nga pozita këtë muaj, me një përzierje krenarie dhe zhgënjimi, pasi dështoi në premtimin e saj qendror, për të udhëhequr vendin në procesin e Brexit-it apo daljes nga Bashkimi Evropian.
May, e cila dështoi të bind parlamentin për të votuar marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Evropian, tha se se ajo nënvlerësoi opozitën e ligjvënësve.
“Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur Brexit të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalur ta menaxhojmë atë proces”, deklaroi May.
Kryeministrja britanike, Theresa May, u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Konservatore, dhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministres, pasi ligjvënësit britanikë kundërshtuan në masë të madhe, çdo marrëveshje për modalitetet e daljes së vendit nga BE-ja, shkruan rel.
Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pritet të shpallet më 23 korrik.
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...