May me strategji kundër referendumit për pavarësi të Skocisë

10:15 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryeministrja britanike Theresa May është duke zhvilluar një strategji duke besuar që ministrja e parë e Skocisë Nicola Sturgeon pas dy javëve do të kërkojë referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë, raporton gazeta The Courier.

Këshilltarët e May dhe Partia Konservatore po hedhin baza për bisedime me ministrat skocezë të Partisë Kombëtare mbi një votim të dytë kushtetues, transmeton portali arbresh.info.

Referendumi i vitit 2014 për pavarësinë e Skocisë rezultoi me fitore të “Jo-s”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme