Google ADS

May konfirmon që do të votojë për të bllokuar Brexitin pa marrëveshje

16:39 | 13 Mars 2019
Arbresh.info

Theresa May ka konfirmuar që do të votojë për të bllokuar Brexitin pa marrëveshje, në kohën kur po përballet me presionin e Jeremy Corbyn për të hequr dorë nga plani i saj i ‘vdekur’ i daljes nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohe, kancelari  Philip Hammond ka shfrytëzuar deklaratën e tij të pranverës për të kërkuar një plan të ri ndër-partiak për të bërë Brexitin, transmeton portali arbresh.info.

Pas lëshimit të paralajmërimeve të përsëritura për rreziqet ekonomike të daljes pa marrëveshje, Hammond tha se nëse kjo do të ishte përjashtuar, do të kishte “mundësinë për të filluar hartimin e një rruge drejt ndërtimit të një konsensusi në këtë shtëpi për një marrëveshje që mundemi, mbështetur kolektivisht, për të dalë nga BE në një mënyrë të rregullt”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme