Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka kërkuar edhe një herë tjetër nga deputetët e Partisë Konsvervatore, e cila është partia më e madhe opozitare, që ta mbështesin planin e saj për tërheqjen e vendit nga Bashkimi Evropian dhe t’i sakrifikojnë qëndrimet personale për këtë çështje.
Në një letër që ua dërgoi 317 deputetëve konservatorë, May ka thënë se qeveria do ta vazhdojë punën për të arritur ndryshime lidhur me kontrollet kufitare me Irlandën. Ajo gjithashtu njoftoi se do të shkojë sërish në Bruksel që të zhvillojë bisedime shtesë me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe me liderët e secilit shtet të Bashkimit Evropian.
Përndryshe, sekretari shtetëror për Brexit-in, Stephen Barclay, do të takohet të hënën me shefin e BE-së për negociata, Michel Barnier, për të biseduar lidhur me propozimin e deputetëve konservatorë, të cilët kanë kërkuar arritje të kompromisit për shmangien e kontrolleve kufitare në kufi me Irlandën.
Kur kanë mbetur vetëm edhe 41 ditë deri në datën e caktuar për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, kryeministrja May tha: “Historia do të na gjykojë për rolin tonë në këtë proces. Besoj që vendi ynë mund të përballet me të ardhmen me besimin që ditët e mira gjenden para nesh”, shkruan “The Guardian”.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...