Kryeministrja britanik Theresa May i tha një grupi deputetësh konservatorë se do të japë dorëheqje pasi të pranohet marrëveshja Brexit, në përpjekje për të marrë mbështetje më të madhe për të kaluar marrëveshjen në parlament këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA).
Komentet e May erdhën në një takim me Komitetin 1992 të partisë së saj sot pasdite para një sërë votimesh në parlament.
Parlamenti britanik sonte voton për një sërë alternativash për marrëveshjen Brexit të kryeministres May, e cila është refuzuar nga ligjvënësit dy herë më parë.
Pasi rezultatet nuk do të jenë të detyrueshme për qeverinë, May pritet të sjellë marrëveshjen e saj në dhomën e ulët për një “votim domethënës” të premten, njoftuan mediumet e vendit.
May u ka thënë ligjvënësve gjatë një sesioni me pyetje gjatë ditës se votimi domethënës do të realizohet “këtë javë”.
May bëri të qartë gjithashtu se ajo nuk do të pranojë domosdoshmërisht ndonjë plan Brexit që mund të dalë nga procesi i votimit të së mërkurës.
Bashkimi Evropian ka pranuar shtyrjen e Brexitit deri më 22 maj, nëse marrëveshja e May miratohet nga dhoma e ulët këtë javë. Nëse marrëveshja nuk miratohet nga parlamenti, BE do të lejojë një shtyrje deri më 12 prill.
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...