Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi sot se edhe rreth 600 ndërtesa në Angli kanë fasadë të jashtme të ndezshme sikurse ndërtesa Grenfell Tower, e cila është djegur në tërësi.
Në këtë zjarr kanë humbur jetën 79 persona.
Banorët kanë kritikuar autoritetet lokale për shkak të mënyrës dhe shpejtësisë me të cilën kanë reaguar shërbimet e qytetit, por edhe për shkak të vendosjes së materialit të ndezshëm gjatë renovimit të ndërtesës.May në Parlamentin britanik theksoi se rezultatet e hetimit të zjarrit në ndërtesën shumëkatëshe në lagjen londineze Kensington-Chelsea do të publikohen gjatë 48 orëve të ardhshme.
Ndërtesa ishte djegur në natën ndërmjet 14 dhe 15 qershorit, dhe ishte djegur shumë shpejt, pasi që besohet se gjatë renovimit të saj ishte përdorur material i lirë. Në ndërtesë kanë jetuar njerëz të varfër, të cilët marrin ndihma sociale dhe ata me vite ishin ankuar për probleme me rrymën dhe çështje tjera, për shkak të të cilave ndërtesa vitin e kaluar ishte rinovuar./kp
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut