Kryeministrja Theresa May është shprehu se BE duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me “respekt” në negociatat e Brexit, raporton BBC.
Në një deklaratë në Doëning Street, ajo iu drejtua krerëve të BE-së se nëse do të refuzonin planin e saj pa alternativë në këtë fazë të vonshme të negociatave do të ishte e papranueshme.
May shtoi: “Unë nuk do ta përmbys rezultatin e referendumit dhe as nuk do ta shkatërroj vendin tim.”
Sekretari i Brexit Dominic Raab ka thënë se gjatë bisedimeve nuk ka pasur “alternativë të besueshme” në tryezë nga BE.
Dhe shprehu dyshimet rreth asaj se sa seriozë janë liderët e BE në lidhje me negociatat.
Në një intervistë për BBC’s Politics Live, Raab nënvizoi se qeveria britanike ishte do të qëndrojë e qetë dhe se do të vazhdojë të negociojë në mirëbesim.
Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars 2019.
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...