Google ADS

Mattis-ushtrisë amerikane: “Stuhia po ofron në Gadishullin Korean, duhet të jeni gati”

20:56 | 23 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Autoriteti i politikës së jashtme të SHBA-ve duhet të jetë në gjendje “gatishmërie”, pasi “retë për stuhi janë duke u grumbulluar mbi Kore”, ka deklaruar sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis.

Mattis këto komente i ka bërë gjatë një vizite dy-ditore në gadishull, shkruan “rt”, transmeton portali arbresh.info

Në Korenë Jugore për momentin janë vendosur rreth 28 mijë trupa.

Mattis ka theksuar se ushtria “duhet të jetë gati”, pasi “lufta e fjalëve” mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve në njëfar forme ende vazhdon.

Ai beson se Koreja Veriore nuk “ka guxim” të shkatërrojë Olipiadën Dimërore, e cila pritet të mbahet në Korenë Jugore në shkurt të vitit 2018.

“Nuk mendoj se Kim është aq budalla sat ë vrasë atletet e tij, megjithatë më duhet të theksoj, se ka shumë pak shpresa për optimizëm”, shtoi ai./arbresh.info/

Të ngjashme