Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis ritheksoi mbështetjen e SHBA për Izraelin në takimin e tij të premten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Mattis dhe Netanyahu ranë dakord se të dy vendet kanë një armik të përbashkët – militantët islamikë dhe premtuan të “bëjnë gjithçka të mundur” për të arritur paqe.
“Mendoj se është e rëndësishme të kujtojmë që në se njerëzit e mirë nuk bëhen bashkë, atëherë të këqinjët mund të bëjnë shumë dëme në këtë botë. Ne jemi të vendosur ta ndalim këtë dhe të bëjmë çdo gjë për të arritur paqen dhe lirinë për brezin e ardhshëm,”- tha zoti Mattis.
Sekretari Mattis u takua me zotin Netanyahu dhe me Ministrin izraelit të Mbrojtjes Avigdor Lieberman në Tel Aviv, pasi zhvilloi bisedime këtë javë me drejtues të Arabisë Saudite dhe Egjiptit.
Netanyahu tha se e vlerëson “ndryshimi e drejtimit” që administrata Trump ka ndërmarrë, përsa u përket marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
“Mendoj se është një ndryshim i mirëpritur, një ndryshim strategjik i lidershipit amerikan dhe politikës amerikane. Ne kemi vlera të përbashkëta dhe gjithashtu rreziqe të përbashkëta,” tha Netanyahu.
Kryeministri izraelit tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përballen me kërcënime të dyfishta nga militantët islamikë: ekstremistët suni të drejtuar nga Shteti Islamik dhe militantët shiitë të drejtuar nga Irani. Ai tha se takimi me zotin Mattis do të përqëndrohej në mënyrat për t’u përballur me këto kërcënime.
Gjenerali Mattis është i pari anëtar i kabinetit të zotit Trump që viziton Izraelin.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...