Mattis: Sulmet ajrore kanë shkatërruar 20 për qind të avionave luftarakë në Siri

22:28 | 10 Prill 2017
Trina Galanxhi

Sulmet ajrore të SHBA-ve që u kryen në Siri si përgjigjje e sulmeve kimike, kanë shkatërruar 20 për qind të avionëve luftarakë në Siri.

Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis tha se Siria do të ‘pësojë edhe më keq nëse vazhdon të përdore armë kimike’, transmeton portali arbresh.info

Siria ka mohuar përdorimin e sulmit kimik në qytetin e mbajtur nga rebelët, ku mbetën të vdekur 89 persona.

Takimi i G7-tës që po mbahet në Itali temë diskutimi ka situatën e krijuar në Siri./Arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme