Shtetet e Bashkuara nuk janë gati të bashkëpunojnë me Rusinë në nivel ushtarak, ka thënë shefi i Pentagonit ,James Mattis.
“Ne nuk jemi në pozitë të drejtë për të bashëkpunuar në nivel ushtarak, por liderët tanë politikë do të angazhohen dhe do të përpiqen që të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, tha Mattis para gazetarëve gjatë një samiti të NATO-s në Bruksel, transmeton portali arbresh.info.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha më parë në Moskë se ai ishte “i gatshëm për të rivendosur bashkëpunimin me Pentagonin’ dhe se presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje agjencive të inteligjencës ruse për të forcuar lidhjet me homologët e tyre amerikanë në luftën kundër terrorizmit.
“Rusia duhet të jetojë sipas ligjit ndërkombëtar, ashtu sikur presim që të veprojnë të gjitha kombet tjera në këtë planet”, ka thënë Mattis.
Vizita e shefit të Pentagonit në NATO dhe udhëtimi i tij i parë në Evropë, është parë me interes të madh për shkak të lidhjeve të mundshme mes SHBA-ve dhe Rusisë./Arbresh.info
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën