Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit afgan dhe Qeverisë në Kabul.
Komentet e tij vijnë një ditë pasi sulmet vetëvrasëse në Afganistan kanë vrarë dhjetëra njerëz, në mesin e tyre dhjetë gazetarë.
“Vrasja e gazetarëve dhe e njerëzve të tjerë të pafajshëm është dëshmi e madhe e asaj që ne kundërshtojmë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit afgan, do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Qeverisë afgane dhe misioni i NATO-s do të vazhdojë punën, derisa ata të lëvizin kah një zgjidhje politike”, tha Mattis.
Në sulmet e së hënës në Kabul kanë mbetur të vrarë 25 veta, përfshirë dy korrespondentë të Radios Evropa e Lirë dhe shtatë gazetarë të tjerë.
Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.
Në një tjetër shpërthim në provincën Khost ka mbetur i vrarë një gazetar i BBC-së.
“Ne po japim maksimumin dhe kemi qenë të suksesshëm në bllokimin e shumë sulmeve të tilla ndaj njerëzve të pafajshëm, por, fatkeqësisht, ato nganjëherë ndodhin”, tha Mattis./rel/
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...