Google ADS

Mattis: Përdorimi i armëve kimike në Siri është veprim “i pamatur”

16:52 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka paralajmëruar Sirinë, se përdorimi i armëve kimike nga qeveria siriane do të ishte “veprim shumë i pamatur” derisa ka cituar raporte të pakonfirmuara për sulme me gaz klori në Gutan Lindore, transmeton Reuters.

Mattis ka kritikuar edhe mbështetjen ruse për Damaskun.

Mattis ka kërcënuar se do të ketë hakmarrje kundër forcave siriane nëse konfirmohet përdorimi i gazit të klorit.

“Përdorimi i armëve kimike është veprim shumë i pamatur. Mendoj se presidenti amerikan, Donald Trump e ka bërë shumë të qartë këtë në administratën e tij”, ka thënë Mattis para një numri të vogël të gazetarëve, para se të arrinte në Oman.

Mattis ka thënë se ai nuk ka të dhëna për përdorim të armëve kimike, mirëpo ka dëgjuar për shumë raporte lidhur me përdorimin e gazit të klorit.

Shpëtimtarët dhe aktivistët opozitarë në Gutan Lindore kanë akuzuar qeveinë për përdorim të këtyre armëve gjatë ofensivës në këtë pjesë të shtetit.

Qeveria siriane e kundërshton ashpër një gjë të tillë.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka premtuar se do të vazhdojë luftimet në Gutan Lindore, në një prej ngjarjeve më të përgjakshme të luftës.

Sipas aktivistëve, nga luftimet e forcave qeveritare në tri javët e fundit kanë vdekur më shumë se 1,000 civilë.

Mattis ka thënë se Rusia mund të jetë bashkëpuntore në sulmet e forcave siriane ndaj civilëve.

Rusia i ka dhënë mbështetje vendimtare qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile afro shtatë vjeçare./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme