Pas ‘provokimit të fundit’ të Koresë Veriore, në lidhje me testimin e raketës së gjashtë balistike, SHBA-të kanë deklaruar se janë të gatshëm të mbrojnë vendin dhe aleatët e tyre, Korenë Jugore dhe Japoninë.
Shefi i Pentagonit, James Mattis, ka zbuluar se Presidenti Donald Trump ka kërkuar që të informohet për për çdo reagim ushtarak ndaj testit bërthamor të kryer nga Pheniani, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi aftësi të mbrojmë veten dhe aleatët tanë nga kërcënimet të ashpëra”, tha Mattis në një deklaratë që lexoi për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë.
“Çdo kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara ose territoreve të saj përfshirë Guamin dhe aleatët tanë, do të përballen me një reagim masiv ushtarak. Ne nuk kërkojmë asgjësimin total të një vendi, në këtë rast të Koresë Veriore, por kemi mundësi ta bëjmë edhe një gjë të tillë”, ka shtuar ai.
Testimi i raketës ndërkontinetale nga regjimi komunist ka nxitur reagim nga të gjithë liderët botërorë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...