Mattis akuzon Putinin për shkelje të Traktatit të kontrollit të armëve

13:44 | 2 Dhjetor 2018
Arbresh.info
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka kritikuar fuqishëm presidentin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar për mashtrim dhe përfshirje në traktatin kryesor të kontrollit të armëve nga periudha e Luftës së Ftohtë dhe për pakujdesinë e treguar javën e kaluar në konfrontim me Ukrainën.

Në komentin e tij, Mattis tha se Moska ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e Kongresit të muajit të kaluar.

“Ne po përballemi me dikë që nuk mund t’i besojmë”, tha Mattis gjatë fjalimit të tij. “Nuk ka dyshime se marrëdhëniet janë përkeqësuar”, shtoi ai.

Mattis, po ashtu diskutoi edhe për frenimin e konfontimit me Rusinë në të ardhmen.

“Kjo është një situatë mjaft komplekse sepse zoti Putin si duket mëosn shumë ngadalë. Ai nuk po e kupton se po i bën dëm popullit të vet dhe nuk po vepron në përputhje me interest e rusëve si dhe po e detyron NATO-n të riarmatoset.”, tha Mattis.

Sekretari i Mbrojtjes po ashtu përmendi edhe Traktatin e vitit 1987 të njohur si INF, për të cilën Uashingtoni akuzon Moskën për shkelje.

Moska kishte mohuar akuzat për shkelje të Traktatit. Mattis nuk përmendi nëse presidenti Donald Trump do të tërhiqet nga traktati. /Rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme