Kalifornia ka udhëzuar qytetarët e saj që të mbajnë maska mbrojtëse për shkak të Covid-19 edhe gjatë ngrënies në restaurant.
Sipas udhëzimeve që mbërritën nga zyra e guvernatorit atje, maska duhet të hiqet vetëm për të futur ushqimin në gojë, dhe ndërsa gjatë përtypjes, pra midis kafshimeve, duhet të jetë në fytyrë, transmeton portal arbresh.info
Sipas “Neë York Times”, ai rekomandim është në kundërshtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilave maska duhet të preket sa më rrallë që të jetë e mundur.
Apeli u botua në “Tëitter” zyrtar nga zyra e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Neësom.
Sikurse shumica e shteteve në SHBA, edhe Kalifornia kërkon që maska të mbahet nëpër vendet publike. Në shumë qytete, restaurantet kufizohen në shërbim për shkak të pandemisë. Deri më tani, më shumë se 840 mijë raste të infeksionit janë regjistruar në vend, me më shumë se 16 mijë të vdekur.
“Neë York Times” kujton se si ekspertët kanë mendime të kundërta nëse duhen mbajtur maska në restorante. Diskutimi u drejtua nga epidemiologu kryesor Amerikan, Dr. Anthony Fuchi, i cili zbuloi në një intervistë se ai mban maskën e tij në qafë ndërsa ha dhe pi, por e vendos atë në fytyrën e tij kur ai është duke pritur për kamerier ose gjatë pushimeve të tjera gjatë vakteve./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...