Shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka njoftuar në Twitter se ka autorizuar deklasifikimin e të gjithë dokumentacionit sa i përket njërit prej atyre që ai e cilëson krimin më të madh në historinë e amerikës, “Mashtrimi Rus”.
Pa redaktime, po ashtu edhe për skandalin e emaileve të ish-kandidates Hillary Clinton, shkruan presidenti Trump në Twitter.
Më herët, shefi i Inteligjencës Kombëtare amerikane John Ratcliffe publikoi një serë dokumentesh ku përfshiheshin edhe shënime dore të 2016-ës nga drejtori i atëhershëm i CIA-s John Brennan.
Dokumentet e publikuara flasin për një “plan” të pretenduar që një këshilltar i politikës së jashtme të kandidaties së atëhershme demokrat Hillary Clinton kishin “për të fajësuar Donald Trumpin duke nxitur një skandal me pretendimin për ndërhyrje nga shërbimi rus i sigurisë”.
Sipas një dokumenti tjetër që Ratcliffe bëri publik, plani i supozuar kishte për qëllim lidhjen e Trumpit me Rusinë, si një mjet për të shpërqendruar publikun nga përdorimi i një serveri emaili privat I Hilari Klintonit.
Ndërkaq, një raport i Komitetit të Inteligjencës në Senatiamerikan, si dhe hetimi i këshilltarit special Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë vërejti se qeveria ruse zhvilloi një fushatë të pashembullt dhe të hollësishme për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 për të dëmtuar Klintonin dhe për ta çuar Trumpin në Zyrën Ovale.
Por Presidenti rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë pohojnë se Kremlini nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 në favor të Trumpit dhe se fushata e Klintonit krijoi teorinë për të hequr vëmendjen nga polemikat e saj. Putini gjithashtu sugjeroi që Ukraina, jo Rusia, ishte përgjegjëse për ndërhyrjen në zgjedhje si pjesë e një përpjekje për të marrë Clinton të zgjedhur president.
Sa i përket informacioneve të bëra publike për rastin, ekspertë të ndryshëm të sigurisë kombëtare janë shprehur kundër duke e cilësuar keqpërdorim të sigurisë kombëtare.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...