Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden goditi Rusinë me disa nga sanksionet më të gjera dhe më të ashpra financiare të enjten, më 24 shkurt, disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, filloi pushtimin ushtarak të Ukrainës, raporton Associated Press.
Sanksionet e SHBA-së, të shpallura deri më tani, duket se e kursejnë vetë Putinin.
SHBA-ja gjithashtu hoqi dorë nga një opsion i përmendur prej kohësh si një nga më të vështirët të mundshëm, duke mos larguar Rusinë nga sistemi financiar SWIFT që lëviz paratë nëpër botë. Biden përmendi shqetësimet e aleatëve evropianë.
Por, hapat që Shtetet e Bashkuara ndërmorën të enjten janë të fuqishëm dhe synojnë të gjymtojnë sistemin financiar të Rusisë, elitat e saj dhe çdo shpresë që Rusia ka për rritje ekonomike.
Ky është një vështrim i hapave hakmarrës financiarë që SHBA-ja shpalli për bankat dhe bizneset më të mëdha shtetërore të Rusisë, industrinë e saj, ekonominë e saj dhe disa nga njerëzit e saj më të fuqishëm, si dhe masat kryesore që SHBA-ja ende nuk i ka marrë./REL/
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...