Banorët e Madridit të Spanjës do t’ju ndalohet të largohen nga qyteti pa nevojë, kurse vizitorëve gjithashtu do t’ju ndalohet të futen në qytet nëse nuk është shumë e nevojshme, kështu të paktën parashihet me masat e reja mbrojtëse kundër coronavirusit që i ka paralajmëruar qeveria spanjolle.
Masat e reja janë paraparë të aplikohen edhe në pesë qytete tjera të Spanjës. Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Ila, ka deklaruar se masat e reja do të hyjnë në fuqi këto ditë, duke mos precizuar saktë se kur, transmeton Telegrafi.
Sipas rregullave të reja, qytetarëve do t’ju lejohet të shkojnë nga njëri qytet spanjoll në tjetrin, vetëm nëse atje punojnë, studiojnë apo shkojnë për kontrolle mjekësore.
Rajoni i Madridit aktualisht po konsiderohet si vatër e infeksioneve të reja, kurse në këtë qytet janë shënuar një e treta e 133.604 rasteve që janë konfirmuar në dy javët e kaluara.
Në Madrid janë të regjistruar 735 raste aktive në 100 mijë banorë, që është shumë më shumë se çdo tjetër rajon i Evropës.
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...