30-vjeçarja shqiptare, Eltiona Skana, ëshë shpallur fajtore për qëllimin për vdekje me thikë të vajzës 7-vjeçare, Emily Jone, pas një sulmi të pakuptimtë në sy të prindërve të saj.
Edhe pse e mohoi vrasjen. 30-vjeçarja u shpall fajtore nga Gjykata e Manchester-it.
Ngjarja që tronditi komunitetin e Mançesterit në verilindje të Anglisë, ndodhi të dielën e 22 marsit të këtij viti kur vajza kishte dalë të luante në park me prindërit.
Ndërsa vetë rrinte ulur në stol, Skana u ngrit papritur dhe e goditi 7-vjeçaren me thikë në qafë teksa ajo i kaloi afër me një skuter për fëmijë.
Vajza e vetme u transportua në spitalin më të afërt por rreth 1 orë më vonë nuk i mbijetoi dot plagëve.
Shqiptarja nga muaji maj është izoluar në bazë të ligjit për personat me çrregullime mendore.
Tani ajo përballet përveç akuzës për vrasje, edhe për zotërimin e një arme të ftohtë në publik.
Seanca e rradhës është vendosur të mbahet pas 7 ditësh./lapsi/
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndal...
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...